Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 32 raste të reja me Covid-19.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe e QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 3641 raste, prej tyre 3417 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 138 raste.

/TV Malisheva

Share.