Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 36 vjeç”, thuhet në njoftim.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që personi ka pasur probleme të mëhershme shëndetësore, policia thotë se në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

/TV Malisheva

Share.