Gjykata Themelore e Prishtinë në rastin “Syri i Popullit” ka shpallur fajtor shtatë të akuzuarit në rastin e “Syri i Popullit”.

I akuzuari Avni Llumica me dënim unik prej 12 vite, Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet  duke përfshirë edhe kohën e paraburgimit.

Ragip Sallova i shqiptohet 4 vjet që do shqiptohet pas vendimit të prerë,  Bajrush Konjusha dënohet me 3 vjet,  Halim Halimi është dënuar me 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet, Behxhet Luzha 2 vjet.

Ndërsa për të akuzuarin kryesor në plagosjen e Azem Vllasit është marrë vendim që 10 vjet të qëndrojë në  institucionin shëndetësor për shkak të gjendjes shëndetësore./ TV Malisheva /

Share.