Një burrë i moshës 46-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në Hajvali.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Viktima dyshohet se është varur me litar në garazhin e shtëpisë së tij.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare it në Hajvali.

Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen që rasti të zbardhet sa më shpejt.

Share.