Ekipi nga Malisheva ka shkruar se i uron shëndet dhe fat të dy talentëve të shkollës së futbollit të “portokallinjëve”.

“Ishin dy fëmijët e vetëm sportist të prekur me Covid19, por tani ata kan rezultuar negativ me këtëvirus, lajm që na gëzon të gjithëve.Shkolla e Futbollit Talenti Malishevë ju uron shëndet dhe shumë fat dy talentëve të shkollës së futbollit Ballkani.

Gjithashtu ne ju njoftojme se deri tani fatmiresisht në Shkollën tonë nuk kemi pasur asnjë rast me covid19 për fëmijët dhe stafin tonë, gjë për të cilen jemi shume falënderues nga ana e tyre, për kujdesin dhe respektimim e rregullave të parashtruar nga organet kompetente.

Ne ju lusim të vazhdoni të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët, ne do të kthehemi se shpejti, por vetëm kur do ta kemi sigurine për shëndetin e fëmijeve tanë dhe me rekomandimet e organeve shëndetesore të vendit tonë”, shkruhet në njoftimin e “Talentit”.

E rikujtojmë që dy javë me pare, lojtarët e rinjë të Ballkanit ishin prekur nga COVID 19, ndërsa tani pas testit ata kanë rezultuar negative për fat të mirë. /TV MALISHEVA/

Share.