1. Nuk mendon (ose kujdesesh) për partnerin

“Një shenjë e madhe që tregon se ti i ke humbur ndjenjat e plota është rëndësia e pakët që i jep partnerit/es. Disa nivele të zvogëlimit të interesit për ngjarjet e përditshme janë krejtësisht normale, por në këtë rast po flasim përtej gjërave të vogla dhe të përditshme.

2. Jeta juaj seksuale po përkeqësohet

Mirë, së pari: Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në jetën tuaj seksuale në një marrëdhënie. Ndoshta të dy jeni vërtet të zënë, ose të stërmbushur me punë ose shkollën, ose në një periudhë tranzitore ku seksi nuk është primar- dhe kjo është në rregull! Një jetë seksuale e pakënaqur nuk duhet të nënkuptojë gjithmonë se jeni duke humbur dashurinë.

Megjithatë, marrëdhëniet që janë drejt përfundimit ka të ngjarë të kenë mungesë ndërveprimi seksual.

Bëjini vetes disa pyetje: Kjo gjë po shkaktohet nga ju, apo ka të bëjë me rrethanat? A ke ende dëshirë për partnerin? A është ky një problem që dëshiron ta rregullosh?

3. Shmang kohën pranë tij/saj

Kalimi i kohës me partnerin duhet të jetë emocionues, ose të paktën si një pjesë e ditës që sjell pushim, jo ??trishtim apo acarim.

4. Jeni plotësisht të lodhur nga problemet e marrëdhënies dhe ndjeni mllef ndaj partnerit
Ju mund ta gjeni veten duke rrotulluar sytë nga partneri juaj ose të ndiheni sikur ai nuk mund të bëjë asgjë siç duhet. Nëse i shikoni vazhdimisht me ndjenja negative ose pakënaqësi, mund të jeni duke humbur dashurinë.

5. Nuk i merr parasysh ndjenjat e tij/e saj
Kur je i dashuruar me dikë, gjëja e fundit që kalon në mendjen tënde është lëndimi i ndjenjave të tij/të saj!

6. Ke humbur respektin
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse partneri i ka kaluar kufijtë me sjelljen e tij kundrejtë teje.

7. Ke humbur besimin
Po aq i rëndësishëm sa respekti?! Besimi. Besimi është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme.

/TV Malisheva

Share.