Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 23 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 84 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2063 raste, prej tyre 1239 janë shëruar, 54 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 770 persona./TV Malisheva 

Share.