Zv.ministëri, Çerkin Dukolli përmes rrejetit social facebook ka përshendetur vendimin e e Gjykatës Supreme

Ja postimi i plotë :

Besimi në drejtësi është virtyt, në drejtësi besojnë ata që në vazhdimësi kanë kontribuar për liri e për shtet. E drejta triumfon në secilën shoqëri, ku mbisundon ligji dhe respektohet demokracia.

Gjyqësori si shtyllë vitale e shtetit, pavarësisht tendencave nuk ndikohet dhe shantazhohet nga ambientet e jashtme dhe kjo u konfirmua edhe sot.

Mirënjohje për PZAP-në dhe Gjykatën Supreme që me këto vendime kanë avancuar shtetin ligjor, duke i anuluar pakot me zarfe të kontrabanduara e të ardhura nga Serbia në mënyrë të kundërligjshme.

Kosova po tregon se është shtet.
Ne, vazhdimisht e bëjmë dallimin: kur të tjerët mundohen vetëm për vetën e tyre, ne së pari e kemi Kosovën.
Edhe pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, ne vazhdojmë ta përcjellim procesin zgjedhor deri në finale, gjithmon në shërbim të mbrojtjes së votës dhe vullnetit të qytetarëve tanë të
cilët votuan me 6 tetor.
Vazhdojmë, me kontributin tonë në Kuvendin e Kosovës me tema që kanë fokus mirëqenien e vendit dhe qytetarit.
………………………
E po…. se për pak harrova, ne jemi konsistentë në qëndrime, atë çfarë e deklarojmë e mbajmë dhe mbrojmë dinjitetshëm para qytetarëve të Kosovës dhe anëtarësisë sonë.

ÇD.

Share.