Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës, miratimin e kërkesës nr.01/1388, datë 15.11.2019, e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për bartjen e mjeteve nga programi parafillor, në programin fillor dhe të mesëm të lartë, sipas kërkesë së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, nr.11/1179, datë: 15.11.2019.
Pas shqyrtimit të kësaj kërkese dhe përgjigjeve të dhëna nga drejtoria e arsimit, lidhur me pyetjet e parashtruara nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, në fund është miratuar kërkesa për bartjen e këtyre mjeteve, nga programi parafillor në programin fillor dhe të mesëm të lartë.

Share.