Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) pas një takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, kanë paralajmëruar pasoja të mëdha, sipas tyre të paparashikueshme, nëse dhjetori nuk u sjell atyre pagat me rritje, sipas ligjit të ri.

Sipas SBAShK-ut, nëse ky ligj i ri nuk hyn në fuqi, për 60 mijë të punësuar në sektorin publik, do të ketë pasoja ekonomike.

Reagim i përbashkët nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës:

Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe

Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK

Pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari,

Njoftojmë opinionin e gjerë të Republikës së Kosovës se Kryetarët e të tri Sindikatave SBASHK, FSSHK dhe SPK kanë zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të qartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e pagave.

Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit atij ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit dhjetor nuk dalin me ligj të ri, atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dëshirojmë.

Pra edhe njëherë për opinionin e gjerë publik, po rikujtojmë se nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasojash sjell për ekonomitë e tyre familjare.

Me respekt,

Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Share.