Ende nuk është e sigurt se nesër a do të ketë mësim apo jo, është krijuar një situatë të cilën kanë rënë në dilemë mësimdhënsit.
Shkollat të premten kanë bërë njoftimin që të hënën nuk ka mësim për nderë të festës së 28 Nëntorit, pas këtij njoftimi në orët e pasditës Kryeministri Hoti del me vendim për mbajtje të mësimit
Shkrimi i plotë i kryemistrit:
Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinion publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.
Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.
Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.
Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria.
Të nesërmen, më 28 nëntor, ka reaguar SBASHK u ku bënë thirrje të respektohet udhezimi administrativ i MASHT it, i cili në kalendarin e vitit shkollor 2020/21, Dita e hënë është ditë feste.
Reagimi i plotë i SBSHK ut
SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi
Prishtinë, 28.11.2020
Të premten punëtorët arsimor në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë.
Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit , që i sollën lirinë këtij trualli.
SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë kombëtar.
Pas këtyre vendimeve kanë kërkuar informacion shtesë shumë prind, nxënës dhe mësimdhënës të cilët janë vërë në lajthitje për mbajtjen e mësimit ditën e hënë. Mbetet të shihet nesër a do të ketë mësim? /TVMalisheva