Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në zonën e Bubqit këtë të dielë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta ka përcjellë një sërë fotosh të dëmeve të shaktuara nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter. Presidenti shkruan se pasojat janë tronditëse dhe se tashmë ka ardhur koha që situata emergjente të përballohet sa më mirë deri në rivendosjen e normalitetit.

“Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”-shkruan Meta.

Share.