Po më duket këto komisone paguhen mirë edhe në to marrin pjesë deputetët që nuk po shkojnë në kuvend.

Ata janë të zgjedhurit tanë për të punuar në të mirë të popullit e të vendit dhe jo për të mos punuar. Por, në Kosovë, paguhesh edhe për mospunë. Madje edhe ngritesh në pozitë, veç a je besnik i partisë dhe i “liderit”.

Po të kishin mendjen sikur duhet, dhe jo lakminë për ta shkyer sysh “naj tubë pare” sot e kishim ushtrinë konkurrente në rajon. Krejt shtetet përreth nesh janë të armatosura deri në dhëmb, madje edhe me sisteme raketore të sofistikuara, e këta politikanët tanë injorantë fund e krye, rroken për karrige e poste.

Në mbrëmje s’ke çka shikon tjetër në televizor veç debate e debate dhe dëgjon pallavra e pallavra të rrencave e të hajnave. Këto TV, janë të tyre, pikë. Janë politike. Se po të ishin të pavarura, kishin hulumtuar dhe zbuluar deri në detajet më të imta prejardhjen dhe formën e pasurisë së tyre. E kishin çu peshë vendin dhe s’kishin lënë guri pa e lëvizur deri ta kishin gjetur edhe “centin” e fundit.

Krejt deputetët dhe politikanët i kanë shtëpitë e tyre A-Zh të rregulluara, dhe krejt këta shkojnë për nderime në Prekaz, në Kompleksin e Lavdisë Kombëtare, ndërsa kullat e Ademit po shkojnë drejt shembjes. Pse askush prej tyre nuk po ndërmerr masa për të investuar aty dhe për t’i shpëtuar ato kulla që janë fakt i gjallë i qëndresës heroike, simbol i rezistencës të asaj familjeje dhe që pasqyrojnë edhe luftën për liri.
Është mbushur kryeqyteti me gjithëfarë bustesh, të lloj-lloj njeriu, madje edhe me simbole të vëllazërim-bashkimit ejjjj, ndërsa shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari nuk është askund në Prishtinë.

Marre duhet me ju ardhë!

Vërtet është e saktë ajo thënia:
“PËR ME TË ARDHË MARRE DUHET ME PASË FYTYRË”

Share.