Le ta pranojmë…Kur vjen dimri mendja na shkon tek supërat, gjellët a tavat e bollshme dhe të ngrota, por nuk para mendojmë për sallatë frutash.
Por edhe nëse nuk mendojmë ne, mendon trupi ynë dhe ai ka nevojë për to. Frutat janë ilaç për temperaturat e ulëta apo gjendjet gripale të stinës.
Cilat janë ato që duhen ngrënë me çdo kush?
Jua tregojmë në guidën më poshtë…
Një guidë e thjeshtë: 5 fruta që s’duhet t’i
1. Portokalli
Nuk ka sheqer të dëmshëm dhe do t’ju furnizojë me vitaminë C, e cila forcon sistemin tuaj imunitar. Përveç kësaj, është zbuluar se ata që e konsumojnë rregullisht janë të prirur të mos vuajnë nga problemet me shikimin.
2. Dardhat
Asgjë nuk krahasohet me frutin e stinës. Të hash një dardhë të freskët, padyshim që ja vlen pritja. Fruti i vjeshtës dhe dimrit është i pasur me fibra, të cilat do t’ju mbajnë në formë të mirë trupore.
Një guidë e thjeshtë: 5 fruta që s’duhet t’i
3. Shegë
Shegët mbajnë një dozë të mirë antioksidantësh të cilat ju mbrojnë nga infeksionet apo mplakja. Përveç kësaj, shija e tyre nuk ka të paguar! Nga tetori deri në janar, mos i hiqni nga tryeza!
4. Hurmat
Ky frut i ëmbël është i pasur me vitamina që i bëjnë shumë mirë shëndetit tonë. Ndihmojnë në reduktimin e problemeve kardiovaskulare, gjithsesi ky përfundim ka nevojë për studime të mëtejshme.
5. Mandarinat
Mandarinat kanë të njëjtin efekt me portokallin dhe këto copëza të vogla janë perfekte për tu ngrënë në çdo orë të ditës!
Burimi:Women’s Health /TV Malisheva