Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se si sot dy muaj më parë Kosova votoi për ndryshim për t’u shkëputur nga e kaluara e korruptuar.

Në një postim në Twitter, Kurti tha se njerëzit në Kosovë duan të shkojnë drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, shkroi Kurti.

Share.