City dhe United do të përballen në duelin më të fortë të Javës së 16-të në Premier League, për derbin numër 179 të qytetit.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të arritura javën e kaluar, City mposhti Burnleyn ndërsa United arriti të fitojë ndaj Tottenhamit.

Për këtë ndeshje të dyja skuadrat do të kenë mungesa të mëdha. Tek City tashmë dihet se do të mungojë Aguero, ndërsa tek United tash e një kohë nuk luan francezi Paul Pogba.

Ja formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Fernandinho, Mendy; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo, Jesus, Sterling.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Young; McTominay, Fred; James, Lingard, Rashford; Greenwood

Share.