NJOFTIM
Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë njofton se në mbledhjen e mbajtur me datë 29.12.2020 ka marrë vendim si vijon:
1. Vlera e anëtarësisë për një person në territorin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë të jetë minimumi 3 (tre) euro dhe ndalohet pranimi i anëtarësisë më pak se 3 (tre) Euro.
2. Xhamitë të cilat kanë një fshat ose më pak se 2000 banorë, në marrëveshje dhe koordinim me këshillat e xhamive përkatëse mund të rritin anëtarësinë mbi 3 Euro.
3. Ndalohet kryerja e çfarëdo shërbimi apo ceremonie fetare nga imami, personit që nuk i ka kryer obligimet e anëtarësisë më shumë se një vit. Përveç atyre që janë të liruar nga pagesa e anëtarësisë për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
4. Si dëshmi të pagesës së anëtarësisë duhet të përdoren, gjegjësisht të pranohen vetëm dëftesat zyrtare të lëshuara nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës dhe ndalohet përdorimi i çfarëdo dëftese tjetër.
5. Ky vendim hynë në fuqi nga 01.01.2021.
Me respekt,
KBI në Malishevë

