Alban Krasniqi, asamblist i Kuvendit Komunal në Malishevë nga radhët e LVV së, ka reaguar lidhur me rrugën Rud/Sferkë e dëmtuar nga vërshimet
Postimi i plotë:
Nuk fshihet dot e vërteta: Rruga Sferkë-Rud u tenderua dhe mbikëqyr nga Komuna e Malishevës (dokumente)
Shiu që ra këtyre ditëve vetëm i jashtëzakonshëm nuk ishte. Reshjet e tilla janë mëse normale në vendet normale ku ekzistojnë standarde dhe kritere adekuate të ndërtimit në infrastrukturë.
Dje pamë sesi një rrugë që lidhë komunën e Malishevës me atë të Klinës ishte dëmtuar aq shumë dhe shpërfaqte dukurinë e tenderomanisë, korrupsionit të hapur të qeverisë komunale por edhe asaj qendrore.
Dje komuna e Malishevës dhe ca zyrtarë të asaj që vetëquhet parti tentuan ta gënjejnë opinionin se kjo rrugë gjoja është ndërtuar nga ministria e infrastrukturës. Por, gënjeshtra i tyre zgjati për aq kohë sa mu desht të futem në sistemin online të prokurimit publik ”e-prokurimi” për ta vërtetuar të kundërtën.
Pra, kjo rrugë është tenderuar dhe mbikëqyrur nga komune e Malishevës, kurse mjetet janë ndarë nga niveli qendror.
Në dokumentet e nxjerra nga e-prokurimi shihet që:



Ngjashëm është vepruar edhe me ndërtimin e banesave sociale në Malishevë që është duke u hetuar nga organet policore dhe ato të drejtësisë.
Dyshime të bazuara ekzistojnë edhe me ndërtimin e shkollës në Gurbardh, me sallën e sportit në Astrazup,me qendrën për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, me rrugën Malishevë-Banjë gati e përfunduar…
Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!
Me 14 shkurt vjen ndryshimi dhe merr fund korrupsioni dhe krimi!








