Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë janë zhvilluar në frymën demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por krahas saj, subjektet politike në pushtet, pa dallim ndërmjet nivelit qendror dhe lokal kanë keqpërdorur resurset publike për qëllime të fushatës zgjedhore.

Në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro nga partitë politike. Përveç LDK-së, gjitha partitë tjera kanë respektuar tavanin e shpenzimeve për fushatë zgjedhore.

Këto të dhëna u bën publike në konferencën që sot ka mbajtur Demokracia në Veprim mbi procesin zgjedhor të vitit 2019.

Sipas DNV-së, ky proces zgjedhor ka qenë më i tej zgjaturi ndër vite, ku KQZ-së, iu janë dashur rreth 53 ditë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Teksa u bë publike edhe numri i aktiviteteve zgjedhore nga partitë politike, ku prinë PDK me mbi 230 sosh.

Në këtë publikim si gjëra negative gjatë fushatës zgjedhore u konsiderua pjesëmarrja e ulët e grave dhe përdorimi i fëmijëve në fushatë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu tha se procesi zgjedhor ka qenë nën frymën demokratike, por theksoi se të gjeturat e këtij raporti duhet të merren si mësime për reformën zgjedhore.

Kryeziu: Të gjeturat të shërbejnë si mësime për reformën e ardhshme zgjedhore

 

“Të gjeturat që kanë ndodhur gjatë këtij procesi të shërbejnë si mësime të nxjerra për të adresuar reformën, e cila ka pasur filluar me një komision parlamentar të udhëhequr nga zotëri Hoti. Shpresojmë që ndër prioritetet e subjekteve politike në vitin 2020 të vazhdohet me përkushtimin drejt një reforme zgjedhore. Duke pasur parasysh se shumë ngecje që i kemi pasur gjatë këtij procesi kanë ardhur si mungesë e reformës zgjedhore”, tha ai.

Zgjedhjet si të mira i vlerësoi edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Christian Heldt, i cili mes tjerash kërkoi reforma zgjedhore për t’iu shmangur vonesave.

Heldt: Procesi i përgjithshëm ka qenë i mirë

 

“Procesi i përgjithshëm ka qenë i mirë dhe ka treguar një elektorat të matshëm. Gjithashtu ka treguar që personat madje edhe nga DV dhe gjithë ata qytetarë që janë angazhuar dhe kanë qenë pjesë e ndërkombëtarëve dhe kanë dashur të angazhohen dhe të jenë pjesë e procesit demokratik. Pra, në përgjithësi, po kemi detyra që na presin përpara. Por dita ka qenë mjaft e mirë për demokracinë në vend”,  u shpreh ai.

Ish-kryetari i Komisionit për reformë zgjedhore, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti premtoi se gjatë legjislaturës së shtatë do të përfundojnë reformën zgjedhore. Ai adresoi kritika karshi KQZ-së, e cila sipas tij, duhet të marrë përgjegjësi për lëshimet gjatë procesit zgjedhor.

Hoti: KQZ nuk ka qenë në nivelin e përgjegjësive të veta

 

“Vlerësoj se KQZ nuk ka qenë fare në nivelin e përgjegjësive të veta në realizimin e obligimeve të veta kushtetuese që ka për të organizuar një proces zgjedhor të përgatitur. Kushtetua e Kosovës e obligon KQZ-së të jetë e gatshme të organizojë një proces zgjedhor kurdo që është e nevojshme. Prandaj, kryetari i KQZ-së, sekretariati, dhe gjithë ata zyrtarë të KQZ-së marrin pagë gjatë gjithë kohës. Jo vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve. Presim që ata të i kryejnë gjitha procedurat dhe të jenë të gatshme për zgjedhje”, tha Hoti.

Të nevojshëm reformën zgjedhore e konsideroi edhe Yll Buleshkaj nga KQZ.

Mes tjerash, në këtë konferencë të DNV-së, u prezantua raporti i monitorimit të mediave në fushatën e sivjetme të zgjedhjeve. Në mesin e shumë detajeve tjera u theksua se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti nuk ka bërë asnjë spot televiziv, ndërsa gjithë kandidatët tjerë kishin me qindra sosh.

Share.