Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi se projektligji për paketën antishpifje do të hyjë për miratim nesër në Kuvend.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri”, shkruan Rama në Facebbok.

Postimi i plotë:

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/I…

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakorduar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e @harlemdesir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje

Share.