Në mbrëmjen e sotme është plagosur një qytetar me armë zjarri në Prishtinë, jeta e të cilit nuk është në rrezik.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se një i dyshuar është arrestuar, të cilit po ashtu i është konfiskuar një armë zjarri.

Sipas Ahmetit rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në Veternik të Prishtinë dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK, gjendja e të cilit është stabile.

Derisa policia nuk ka dhënë identitetin e të plagosurit, mediat raportojnë se i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj.

Share.