Një granatë dore është gjetur të martën rreth orës 20:00 në rrugën ‘Miran Hajra’ në Mitrovicë, ndërsa njësia për deminim e FSK-së rreth orës 22:00 ka bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Sipas tij, policia me të marr informatën nga një banore e kësaj lagje, ka bërë perimetrin e sigurimit të vendit të ngjarjes, ndërsa më vonë mjetin e dyshuar e kanë larguar njësitë përkatëse të FSK-së Ai tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të këtij rasti.