Në 20-vjetorin e misionit IOM në Kosovë, zyrtarja përgjegjëse Alina Mihai tha se nga viti 1999  janë implementuar rreth 600 projekte në adresimin e nevojave të emigrantëve dhe minoriteteve.

Mihai: Në vitin 1999 IOM ka themeluar misionin e parë këtu

 

“Sot po festojmë 20-vjetorin e misionit në Kosovë. Në qershor të vitit 1999 IOM ka themeluar misionin e parë këtu, i cili ka ofruar asistencës humanitare dhe emergjente për Kosovën. Që nga atëherë ne kemi pasur rreth 600 projekte deri më sot  që kemi implementuar në Kosovë me partnerët tanë. Ne kemi bashkëpunuar  me shoqërinë civile, institucionet qendrore, komunat, me zyrtarë komunalë dhe deri më sot jemi duke punuar specifikisht  në adresimin e nevojave të migrantve, minoriteteve, po ashtu edhe të personave të zhvendosur brenda rajonit dhe vetë në  Kosovë  për të siguruar kohezion shoqëror, riintegrim dhe stabilizimin e komunitetit në përgjithësi”, tha Mihai.

Ulrika Richardson nga Zyra e OKB-së në Prishtinë, tha se duhet t’iu afrohet mbështetje emigrantëve, fëmijëve, grave dhe burrave të cilët sipas saj,  jetojnë në situata të rrezikshme.

Richardson: Është e papranueshme që njerëzit vazhdojnë të jetojnë në kushte të dobëta dhe të rrezikshme (Video)

“Dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve dua t’i bëjë thirrje gjithësecilit  për t’i forcuar  dhe rritur përpjekjet, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme dhe është absolutisht e papranueshme që njerëzit vazhdojnë të jetojnë në kushtet shumë të dobëta dhe rrezikshme. Numri mund të mos jetë i madh, mirëpo çdo individ ka vlerë, çdo emigrant ka vlerë”, tha ajo.

Vladan Vukadinoviq, përfitues i kthimit dhe ri-integrimit të financuar nga BE në programin në Kosovë, tregon se ka vendosur të kthehet në vendin e lindjes.

Vukadinoviq: Ju bëjë thirrje personave të zhvendosur të kthehen në vendet e tyre (Video)

“80 vjet të kaluara në vendin e lindjes, dhe dëshira për vendin e lindjes nuk është ndalur. Vendosa të kthehem. I kam bërë kërkesë zyrës në Beograd për kthim. Procedura me këtë rast ishte mjaft e komplikuar, por me kalimin e kohës me përpjekjet e mia arrita t’ia dalë me administratën. Me ndihmën e zyrës në Fushë Kosovë të rindërtojmë shtëpinë në Fushë Kosovë. Unë kam fituar projektin për t’u punësuar në Fushë Kosovë, ku jam i angazhuar si bashkëpunëtor i zyrës për kthim të Komunës së Fushë Kosovës. Unë edhe një vit pas kthimit si refugjat, falënderoj Zyrës së OKB-së për kthimin tim dhe të familjes. Shfrytëzoj rastin që t’iu bëj thirrje personave të zhvendosur që të konkurrojnë për kthim dhe që të kthehen në vendet e tyre”, tha ai.

Duke marrë parasysh numrin e madh të migrantëve në gjithë botën, më 4 dhjetor të vitit 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendim që datën 18 dhjetor ta shpallin ‘Ditë Ndërkombëtare të Migrantëve’.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre. Në këtë konventë theksohet se migrimi ndërkombëtar është fenomen në rritje dhe mund të japë kontribut pozitiv në zhvillimin e vendeve të origjinës dhe vendeve të destinacionit, me kusht që të mbështetet nga politikat e duhura.

Share.