Energji elektrike në të gjitha kampe e të refugjatëve deri në vitin 2030, është sfida humanitare e ndërmarrë nga OKB gjatë Forumit të parë Botëror për Refugjatët, edhe pse institucioni është i vetëdijshëm se kjo betejë për energjinë mbart gjithashtu edhe rrezikun e konflikteve.
“Ju ftoj të bashkoheni me mua në Sfidën ambicioze të Energjisë së Pastër, në mënyrë që, deri në vitin 2030, të gjithë refugjatët dhe komunitetet përreth të kenë qasje ndaj një energjie elektrike të përballueshme, të besueshme, të qëndrueshme dhe moderne”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi.
Nocioni i refugjatëve klimatikë, i cili nuk është përcaktuar qartë në ligj, shpesh kombinon faktorët mjedisorë dhe shkaqet që lidhen me konfliktet ose varfërinë./ATSH/