Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019.

Përfaqësues i BE, Hillen Francke tha se familja, shkolla dhe mësuesit luajnë rolin kryesor tek të drejtat e fëmijëve por qeveria e mbart atë përgjithësinë më të madhe duke zbatuar ligjin.

Nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, Donjeta Kelmendi, tha se viti 2019 është vit shumë i suksesshëm për Kosovën, sepse u aprovua ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Gjashtë çmime vjetore në gazetari për shkrimet apo reportazhet më të mira për fëmijët u ndan për Adelina Ahmeti nga Kallxo.com, Ardita Rashiti nga T7, Besnik Krasniqi nga Koha Ditore, Blerta Ahmeti nga KlanKosova, Kaltrina Rexhepi nga RTK  dhe Leonida Molliqaj nga reporter/TVMalisheva /

Share.