Policia në Vushtrri ka arrestuar dje një të dyshuar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër shtetas i Shqipërisë i cili gjendet në arrati, përmes të dyshuarës, zyrtare pranë gjendjes civile, kanë arritur që në mënyrë të kundërligjshme të regjistrohen në regjistrin elektronik qendror të Gjendjes Civile në Vushtrri.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsfikim i dokumenteve/TV Malisheva /

Share.