Souzane Patvakanian thotë se në moshën 16-vjeçare, mjekët e detyruan të braktiste foshnjën e saj, duke u bërë kështu viktima e një rrjeti të mundshëm adoptimesh të paligjshme, i zbuluar së fundmi në Armeni.
“Këta mjekë, të liruar me kusht, dyshohet se kanë shfrytëzuar postin për të ndarë fëmijët nga prindërit e tyre, në kuadër të një komploti të paramenduar dhe për të marrë ryshfete”, sipas Komitetit hetues.
Hetuesit nuk specifikojnë numrin e rasteve, periudhën në fjalë apo shumat e paguara, por Souzane dhe avokati i saj pretendojnë se, tashmë 19 vjet më parë, mjekët u rrëmbenin nënave foshnjat për t’ua shitur prindërve birësues./atsh