Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se deputetja Adelina Grainca e ka tradhtuar elektoratin e saj që e votoi dhe falë saj u bë deputete, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo është çështje e moralit dhe nuk është etike, por që në aspektin ligjor është legjitime.

“Me votat e elektoratit të PDK-së ka arritur pozitën e deputetës, dhe tani ka kaluar me një parti tjetër, nëse e vlerësojmë nga aspekti personal i zonjës Grainca, mendoj që është çështje e moralit të saj sesi e ka tradhtuar elektoratin e saj që e ka bërë deputete, por në aspektin ligjor kjo është legjitime, mirëpo jo në aspektin moral dhe etik”, tha Totaj. /TV Malisheva

Share.