Komunat e Kosovës kanë pasur rënie të transparencës në prokurim publik për vitin 2020.

Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të hulumtimit të KDI-së për transparencën e nivelit lokal.

Përmes një konference për medie, Diana Betushi-Krasniqi tha se rënia prej 1 përqind ka ndodhur për shkak edhe të kufizimit të punës së administratës publike.

Derisa tha se ndër komunat më transaprente është Prishtina dhe Lipjani.

Njëri nga shkaqet kryesore të kësaj rënie ishte kufizimi i punës së administratës publike për shkak të Covid-19″, tha ajo./TV Malisheva

Share.