Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional (YES)”, me partnerin e saj zbatues, SIGMA BMC, shpallin këtë thirrje publike për vajza dhe gra të papunësuara, që aspirojnë ndërmarrësinë, të aplikojnë për Programin e Ndërmarrësise së Grave (WEP).

Qëllimi i këtij programi është të mbështesë vajza dhe gra të papuna nga e gjithë Kosova, posaçërisht ato nga grupet e cenuara dhe të ri-atdhesuara, të cilat janë të regjistruara si punëkërkuese në zyrat e punësimit në komunën e tyre, në zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tyre të biznesit dhe fillimin e biznesit.

Qëllimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është të mbështesë vajza dhe gra të papuna nga e gjithë Kosova, posaçërisht ato nga grupet e cenuara dhe migrantët e kthyera, të cilat janë të regjistruara si punëkërkuese në zyrat e punësimit në komunën e tyre, në zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tyre të biznesit dhe fillimin e biznesit.

Kush mund të aplikoj?

Programi është krijuar për vajza dhe gra që kanë një ide të qëndrueshme biznesi dhe aspirojnë të fillojnë biznesin e tyre, si dhe plotësojnë kriteret tjera në vijim:

vajza dhe gra të moshës 18 deri 35 vjeç
të regjistruara si persona të papunë në Zyrat e Punësimit
të diplomuara (kualifikim i mesëm ose më i lartë)
të mos kenë përfituar mbështetje financiare (grant) në 36 muajt e fundit
të gatshme të vijojnë personalisht programin e trajnimit të ndërmarrësisë dhe të angazhohen drejtpërdrejt në zhvillimin e planit të biznesit
të gatshme të regjistrojnë biznesin dhe hapin llogari bankare, nëse plani i biznesit merr pikët e nevojshme nga vlerësimi i ekspertëve.
të gatshme të bashkë-investojnë të paktën 10% të vlerës së kërkuar të grantit, nëse plani i biznesit përzgjedhet;
të gatshme të vijojnë programin e mentorimit, nëse nënshkruhet kontrata e mbështetjes.
Prioritet do t’u jepet:

kandidateve me ide të veçanta të biznesit ose që ofrojnë produkt / shërbim të ri, përdorin zgjidhje teknike dhe teknologji të reja të prodhimit dhe / ose energji efiçiente, përdorin burime të rinovueshme të energjisë dhe krijojnë realisht deri në 3 vende pune;
grupeve vijuese të personave të papunë: e papunë afatgjatë (më shumë se 12 muaj); e mbijetuar e dhunës seksuale; përfituese e ndihmës sociale; nanë vet-ushqyese; vajzë apo grua nga zonat rurale; me nevoja të veçanta; apo pjesëtare e pakicave etnike.
Programi i ndërmarrësisë së grave ofron:

trajnime praktike në fushën e ndërmarrësisë deri në pesëdhjetë (50) vajza apo gra nga e gjithë Kosova për të zhvilluar aftësitë e tyre ndërmarrëse dhe planin e tyre të biznesit
mbështetje financiare për se paku dhjetë (10) vajza apo gra, bazuar në meritë për të mbështetur zbatimin e suksesshëm të planit të tyre të biznesit dhe fillimin e biznesit. Vlerat e grantit:
deri në dy (2) grante në vlerë prej 4000 EUR
deri në tre (3) grante deri në 2000 EUR
deri në pesë (5) grante deri në 1500 EUR
mentorim për një periudhë 5 mujore për t’i mbështetur përgjatë fazës së fillimit të biznesit.

 

 

Share.