Kina po përdor ilaçe HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa ekspertët kërkojnë një kurë, sipas një raporti.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se dy ilaçe të përdorura për të luftuar HIV janë duke u rekomanduar për të trajtuar simptomat e pneumonisë nga virusi, raporton Bloomberg.
Pacientët këshillohen të marrin tableta me lopinavir dhe Ritonavir dy herë në ditë.
Zyrtarët e shëndetit thanë që ende nuk ka kurë të njohur për sëmundjen e koronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së po hulumton kodin gjenetik të virusit dhe shpreson të fillojë testet për një vaksinë të mundshme brenda tre muajve, transmeton TV Malisheva .
Koronavirusi ka origjinën nga qyteti qendror kinez Wuhan dhe deri më tash në Kinë kanë humbur jetën të paktën 56 njerëz.