Policia ka arrestuar dy persona në rrugën “Viktor Majer”, në Prishtinë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit.
Në lokalin e të dyshuarve janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, pesë TV, 1 driver dhe disa tiketa të basteve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./TV Malisheva /