SHBA është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë, deklaroi sot ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një takim me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Cakaj priti sot në takim ambasadoren Kim, me të cilën diskutoi hollësisht mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në 2022.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë./atsh

Share.