Si zakonisht lideri i VV’së, Albin Kurti, nuk ka pranuar edhe sot të prononcohet para gazetarëve që priten rreth dy orë për takimin e tij me partitë e komuniteteve pakicë, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka dalur nga dera tjetër e objektit të Kuvendit, duke mos pranuar të takohet me gazetarë.

Këtë e ka konfirmuar edhe asistenti i tij, i cili tha se Kurti është larguar nga hymja tjetër e objektit dhe se nuk do të deklarohet.

Ndryshe, nga takimi i sotëm i tij partia egjiptiane bëri të ditur se kanë kërkuar një ministri dhe trajtim më të mirë, nëse Kurti dëshiron përkrahjen e tyre.

Ndërkaq, Lista Serbe ka thënë se nëse bëhet edhe një ministri e 13’të, kjo do t’u takojë atyre.

Share.