Lista Serbe pas takimit të sotëm me mandatarin për formimin e qeverisë Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pengesë për formimin e saj, por nuk ka dashur të spekulojë nëse do të jetë pjesë e këtij koalicioni, duke kërkuar që në qeverinë e ardhshme të kenë edhe ministrinë e 13-të.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media pas takimit me Albin Kurtin, ka sqaruar pozicionet e Listës Serbe sa i përket koalicionit të mundshëm qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, duke thënë se sa i përket partisë që ai drejton nuk do të ketë asnjë pengesë.
Rakiq: Lista Serbe nuk do të jetë frenuese për formimin e qeverinë e ardhshme
“Lista Serbe nuk do të jetë frenuese për formimin e qeverinë e ardhshme. Është fakt të them se është e dukshme për të gjithë, edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e Prishtinës, se pa Listën Serbe si faktor, është e pamundur formimi i qeverisë. Qeveria e ardhshme do të ketë anëtarë nga Lista Serbe”, tha Rakiq.
Ai nuk ka dashur të spekulojë nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E lidhur me formimin e koalicionit qeverisë, Delibor Jevtiq nga Lista Serbe tha se kjo çështje iu takon pikërisht VV dhe LDK-së për të marrë hapat e ardhshëm në këtë drejtim, derisa serbëve duhet t’iu takojë edhe një ministri.
Jevtiq: Lista Serbe të ketë edhe ministrinë e dytë
“Ajo që kemi qartësuar sot në takim është se nëse qeveria do të ketë më shumë se 12 ministri, sipas Kushtetutës, në këtë rast edhe ministria e 13 t’iu takojë pakicave. Lista Serbe do të ketë 11 deputetë, me këtë shumica e 20 dhe është e qartë se në këtë kuptim me vetë këtë Lista Serbe do të ketë edhe ministrinë e dytë”, tha Jevtiq