Dje u mbajtën Garat e XXI Republikane të Fizikanëve të Rinj 2020, garë që për çdo vit mbledh fizikanët e rinj – burim i shkencëtarve të ardhshëm të Kosovës.
Nga nxënësit më të sukseshëm të kësaj gare do të përzgjedhen dy ekipe përfaqsuese të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombtare të Fizikës (International Physics Olympiad IPhO2020), Lituani dhe Olimpiadën Europiane të Fizikës (European Physics Olympiad EUPho2020) Rumani.
Shoqata Kosovare e Fizikës falënderon nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre, DKA komunale mësimdhënësit, asistentët dhe studentët e Departamentit të Fizikës, dhe. të gjithë që kontribuan në mbarëvajtjen e kësaj gare;
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe nxënësit nga Komuna e Malishevës .
Suksese nxënësve!