I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kanë ofruar kërkesa dhe i kanë kërkuar oferta, kanë qarë e kanë qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet tyre të ndodhet një tavolinë.
“Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim. Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë. Ju faleminderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve”, ka shkruar ai./TV Malisheva/