Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshe të vendit ka shqiptuar 821 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia ka dhënë detaje për një rast në fshatin Babush të Lipjanit, i cili bazuar në video incizime të publikuara në media, është iniciuar rasti ndaj lokalit i cili nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Rasti është duke u hetuar.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 945 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 21 aksident trafiku me të lënduar dhe 33 aksident trafiku me dëme materiale. /TV Malisheva

Share.