Ambasada gjermane ka marrë një vendim të ri lidhur me terminat për vize pune, pas një pauze gati dy vjeçare ka nis të lëshoj sërish viza punë për një numër të shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën,  transmeton TV Malisheva.

Ajo njoftoi se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet në javën e dytë të shtatorit, këtë lajm e ka bërë të ditur ambasada, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare.

“Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është e mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit”, thuhet në njoftimin e ambasadës të postuar në faqen zyrtare të kësaj ambasade.

Tash e dy muaj, në fillim të çdo muaji hapet sistemi ku disa prej të interesave arrijnë të caktojnë terminë.

Muajin e kaluar ka pasur vështirësi të mëdha për të siguruar termin, kjo për shkak të kërkesave të mëdha./TV Malisheva

 

Share.