Kishte 69 persona në autobus, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, kryesisht shtetas të Kosovës që punonin në Gjermani, që udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë me pushime.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Dëgjoj prej tij, nuk është mirë. Është në gjendje shumë të keqe”, ka bërë të ditur avokati i shoferit (52 vjeçar), Igor Cishper.

Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna, por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe si do të konsiderohet situata, është e vështirë – tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet, shkruan SuharekaOnline.

Ne e pyetëm avokatin nëse shoferi kishte marrë kërcënime, por ai nuk pranoi të komentojë. Ju kujtojmë se atë mëngjes fatal të së dielës në orën 6.20 të mëngjesit në autostradën pranë Slavonski Brod, një autobus i Kosovës doli nga rruga.

Ndryshe më 27 korrik Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj 52 vjeçarit, shofer i autobusit të aksidentuar.

Dhjetë persona vdiqën, 45 u plagosën, 15 prej tyre rëndë dhe 30 persona u plagosën lehtë. Mes të vdekurve ishte një nënë dhe një vajzë, por edhe nënë e pesë fëmijëve. Një tjetër shofer autobusi, babai i tre djemve, u vra në aksident.

Shoferi u arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 227 të Kodit Penal – duke shkaktuar aksident komunikacioni në trafikun rrugor, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burg. /TV Malisheva

Share.