Personi që sulmoi fizikisht tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë është duke u kërkuar nga policia.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje për motivet e këtij rasti.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar “Lëndim trupor” hetuesit policorë të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar”, ka deklaruar ajo.

Faqja Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë në Facebook ka shpërndarë videon ku shihet momenti kur një burrë sulmon tri vajzat, edhe me një shufër metalike, dhe më pas pasi ndiqet nga njëra prej tyre largohet nga vendi i ngjarjes.  /TV Malisheva

Share.