Stuhia tropikale, Ida, solli reshje të dendura në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar edhe vërshime të mëdha.

Transmetuesi publik britanik, BBC, ka publikuar pamje nga pasojat e vërshimeve, përfshirë një stacion hekurudhor nëntokësor, ku rrjedh

shumë ujë dhe vetura të zhytura pothuajse plotësisht.

Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, e ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës së krijuar dhe ka deklaruar: “Qyteti është duke u

përballur me një ngjarje historike të motit dhe kushte të rrezikshme rrugore.”

Sipas raportimeve të fundit, vërshimet kanë shkaktuar së paku 46 viktima, shumica në New Jersey dhe New York.

Presidenti Biden ka thënë se kriza klimatike tashmë është e pranishme dhe se vendi duhet të jetë më mirë i përgatitur dhe të

ndërmarrë veprime në këtë aspekt. /TV Malisheva

Share.