Analisti politik, Valon Syla, ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit në vend, dhe rritjen e rasteve me koronavirus, shkruan “TV Malisheva”.
Syla përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë kritika për ekzekutivin aktual, duke thënë se për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 gjithë fajin e ka Qeveria Kurti.
Ky reagim nga Syla vije pasi ditën e djeshme e para e shtetit, Vjosa Osmani, kishte drejtuar kritika për diasporën për mosvaksinim.
“Çka niva diçka që po i fajsojnë diasporën? Faj ka Qeveria Albin Kurti që i lejoi dasmat dhe klubet e natës… një pjesë e fajit është edhe turma e madhe në aeroport”, ka shkruar ai, përcjell “TV Malisheva”.
Ja postimi i tij:
Çka niva diçka që po i fajsojnë diasporën?
Faj ka Qeveria Albin Kurti që i lejoi dasmat dhe klubet e natës… një pjesë e fajit është edhe turma e madhe në aeroport.
Faj kanë institucionet që lëshuan teste fallco, përderisa, 133 mijë vakcina i gjujtën në bërllog. Tash ska mbet tjetër veç me i njeh viktimat edhe me leshu dënime të mëdha mbare e mbrapsht… por do të dënoheni në zgjedhje.
#albanologji#qeveria#vv#kurti#diaspora/ TV Malisheva