Sot, me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshje mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Malit të Zi, e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja holandeze pozicionohet në Grupin G së bashku me Turqinë, Malin e Zi, Norvegjinë, Letoninë dhe Gjibraltarin, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht faktit që konsiderohej favorite për pozitën e parë, Holanda pas katër ndeshjeve të zhvilluara e gjen vetën në vendin e dytë me gjithsej shtatë pikë, aq sa kanë edhe Mali i Zi e Norvegjia në pozitat tre dhe katër.

Grupin G e kryeson Kombëtarja e Turqisë, ku pas katër ndeshjeve ka arritur të arkëtojë gjithsej tetë pikë.

Formën momentale më të mirë e ka Holanda, ku brenda gjashtë ndeshjeve në të gjitha garat ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, krahas Malit të Zi që ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Sa i përket mungesave, Holanda do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar, kurse tek Mali i Zi nuk do të paraqitet ish-sulmuesi i Manchester Cityt Stefan Jovetic.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Holanda (4-3-3): Bijlow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Blind; Klaassen, De Jong, Wijnaldum; Berghuis, Depay, Gakpo

Mali i Zi (4-4-2): Mijatovic; Vesovic, Savic, Vujacic, Tomasevic; Marucic, Scekic, Kosovic, Haksabanovic; Bosovic, Durdevic

Grupi G

20:45 Holanda – Mali i Zi (Stadiumi Philips)

Share.