Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të 28 vjeçares shtatzënë nga COVID-19.

“Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e zi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të Libertës. Edhe një jetë e re e një nënë, artise e afariste vushtrriase u shua nga virusi i keq. Lutemi për shpirtin e saj e të bebit të saj që nuk pa dritën e kësaj bote, por ne e dijmë dhe besojmë që te i Madhi Zot do ta ndriqoj rrugën e xhennetit për Libertën e familjen e saj.

E nderuara familje Selaci e Hasani, Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Liberta Selaci-Hasani, që ishte shtatzënë, nga Vushtrria vdiq në orët e sotme të mëngjesit pasi e humbi betejën me COVID-19. /TV Malisheva

Share.