Tek Milan, drejtuesit e klubit janë në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas raportimeve të fundit, nga “Mundo Deportivo”, Marcelino Garcia Toral do të jetë trajneri i ri i Milanit për sezonin 2020-21.

Ish-trajneri i Villarealit dhe Valencia raportohet sa ka biseduar kohë më parë me Paolo Maldini dhe si duket që janë pajtuar për një marrëveshje fillestare.

Trajneri spanjoll ka marrë disa oferta kohëve të fundit, por i ka refuzuar të gjitha për të respektuar marrëveshjen të cilën thuhet se ka arritur me rosonerët.

Share.