Një nga veturat e Qeverisë Kurti mbrëmjen e sotme ishte ndaluar midis zebrave në qytetin e Mitrovicës, derisa sipas një dëshmitari ajo po e priste njërin nga zyrtarët e VV-së t’i hipte asaj.

Një gjë e tillë përbën shkelje flagrante të rregullave të komunikacionit, mirëpo duket se për këto rregulla nuk i bëhet vonë shoferit të kësaj veture.

Madje, menjëherë pas veturës që është e Qeverisë, duket një veturë e Policisë së Kosovës të cilët supozohej ta dënonin shoferin për këtë shkelje trafiku.

Mirëpo edhe policia ka zgjedhur heshtjen karshi pushtetit të Qeverisë Kurti.

Sipas dëshmitarëve vetura i takonte njërit nga zyrtarët e VV-së që po darkonin një restaurant aty pranë. Në restauranr ndodheshin ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputeti Armend Muja, Sami Kurteshi, teksa i pranishëm sipas dëshmitarëve ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Share.