Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu ka vizituar Qendrën Korrektuese në Gjilan ku është pritur në takim nga drejtori i Qendrës, Shefik Sylejmani, zëvendësdrejtori Fidan Hasani dhe Mbikëqyrësi i sigurisë, Agron Maliqi.
Tutje, Zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me situatën e burgun dhe të burgosurve në këtë Qendër Korrektuese.
Në këtë takim zëvendësministri ka theksuar edhe njëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për adresimin e çdo kërkese ligjore që për qëllim ka rritjen e sigurisë, përmirësimin e kushteve të punës për stafin, efikasitetin dhe efektivitetin.
Gjatë vizitës në hapësirat e Qendrës Korrektuese, zëvendësministri Sallahu takoi oficerë dhe punëtorë civil e shëndetësorë, të cilët i njoftoi se Ministria e Drejtësisë së shpejti do të procedojë në Qeveri pakon ligjore për Shërbimin Korrektues, pako e cila ka për qëllim të rregullojë statusin e stafit korrektues, të përmirësojë masat që kanë të bëjnë me risocializimin, riintegrimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri të të burgosurve, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë. /TV Malisheva