Policia në Lipjan ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull ka njoftuar se vajza e tij e mitur është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”, thuhet në raport. /TV Malisheva

Share.