Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se Luan Kryeziu, i është bashkuar këtij subjekti politik.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ardhja e Kryeziut në këtë parti përveç se është vlerë e shtuar, sipas tij, tregon për frymën e ndryshimit që po ndodhë në Malishevë çdo ditë e më tepër.
“Luani i cili me profesion është Jurist dhe mbanë titullin Master i Shkencave Juridike në Drejtimit Kushtetues Administrativ. Ai ka një përvojë të gjatë në arsim ku edhe aktualisht punon si profesor i lëndëve juridike në Shkollën e Mesme Pofesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë. Luani për dy mandate është anëtar i Kuvendit Komunal në Malishevë dhe për gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i zëshëm në adresimin e çështjeve në interes të qytetarëve, duke treguar kështu profesionalizëm, konstruktivitet dhe përgjegjësi të lartë si asambleist”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, përcjell “TV Malisheva”.
Ja shkrimi i tij:
Sot, patëm kënaqësinë t’i urojmë mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, profesorit Luan Kryeziu nga fshati Pagarushë.
Luani i cili me profesion është Jurist dhe mbanë titullin Master i Shkencave Juridike në Drejtimit Kushtetues Administrativ. Ai ka një përvojë të gjatë në arsim ku edhe aktualisht punon si profesor i lëndëve juridike në Shkollën e Mesme Pofesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë. Luani për dy mandate është anëtar i Kuvendit Komunal në Malishevë dhe për gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i zëshëm në adresimin e çështjeve në interes të qytetarëve, duke treguar kështu profesionalizëm, konstruktivitet dhe përgjegjësi të lartë si asambleist.
Më pas Luani për një kohë ka qenë edhe këshilltar në zyrën e Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe roli i tij si këshilltar ka qenë në dhënien e këshillave juridike dhe profesionale për Ministrin e Arsimit.
Ardhja e Luanit përveç se vlerë e shtuar tregon për frymën e ndryshimit që po ndodhë në Malishevë çdo ditë e më tepër, duke bërë bashkë intelektualë, profesionistë, veprimtarë, vajza e djem rreth idesë dhe platformës së Lëvizjes për Malishevën që duan qytetarët e saj.
#LëvizjapërMalishevën /TV Malisheva